Ambasada e SHBA në Shqipëri ka hapur thirrjen për aplikim për Programin Global UGrad 2024-2025.
PROGRAMI i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD – U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim.
Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili u jep mundësi studentëve për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të ekspozohen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale.
KRITERET E APLIKIMIT
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:
· Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç dhe studion në Shqipëri
· Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semestër.
· Është student në vitin e parë I Bachelor, ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tij në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD.
· Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
· Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (Për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe).
· Plotëson kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesave të programit.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë ONLINE 2024 Global UGRAD online application!
AFATI I APLIKIMIT: 15 dhjetor, 2023
Do të vlerësonim bashkepunimin tuaj për shpërndarjen e këtij informacioni ndër studentët e Universitetit të Politeknik të Tiranës.
Të martën, më 14 nëntor @15:00, për të gjithë të interesuarit, Ambasada do të organizojë një séance informative në Këndin Amerikan, pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
PROGRAMI i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) Global UGRAD – U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim. Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve për të për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të ekspozohen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA të rrisin aftësitë e tyre profesionale.