Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standardeve në mësimdhënie e kërkim shkencor (Financuar nga
Projektet e Departamentit të Inxhinirisë Kimike
Pjesëmarrja në projekte ndërkombëtare ka mundësuar forcimin e lidhjeve me universitete dhe institute kërkimore të huaja, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe shkëmbimin e ekspertizës.
1. “Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor për degët inxhinierike në UPT”, me krijimin e një laboratori të kimisë, pranë FIMIF (2009-2011). Projekti është hartuar dhe realizuar, nën Kuadrin e Programit Kombëtar për “Barazinë dhe Cilësinë e Arsimit të Lartë”.
2. “Vlerësimi i ndotjes së mjedisit në një zonë urbane të lumit Lana, Tiranë” (2011-2012). Projekti është financuar nga Qeveria Shqiptare në kuadrin e Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit – “Për Kërkime Themelore dhe Ekselencë”.
3. “Vlerësimi i impaktit të veprimtarive ekonomike në cilësinë e ujrave të lumit Erzen”, në bashkëpunim me Institutin e Ujrave të Universitetit Bujqësor të Vienës (Institute of Sanitary Engineering and Water Pollution Control, -University of Natural Resources and Life Sciences – BOKU) (2013-2014).
4. “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe identifikimi i nevojave në këndvështrimin e Direktivave të Bashkimit Europian” (2015-2017). Ky projekt u mundësua në kuadër të Marrëveshjes bilaterale për Bashkëpunim Shkencor dhe Teknologjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Austrisë dhe është financuar nga AKTI. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Institutin e Ujrave të Universitetit Bujqësor të Vienës (BOKU
5. OpenLab ALBANIA, shkolla e parë e kristalografisë, aktivitet që u zhvillua në datat 30 Maj – 3 Qershor 2016, në bashkëpunim me Institutin e Kristalografisë së Qendrës së Kërkimit Kombëtar në Itali
6. “Sintetizimi dhe karakterizimi i nanomaterialeve të reja me qëllim përdorimin e tyre në restaurimin dhe mirëmbajtjen e fasadave të objekteve të klasifikuara si monumente kulturore” (2018-2020). Projekti është realizuar në bashkëpunim me FIM/UPT dhe nga pala italiane me CNR-IC Bari.
Projekti: “Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, (sot Departamenti i Inxhinierisë Kimike)FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standardeve në mësimdhënie e kërkim shkencor (Financuar nga
Projekti “Një studim përqasës i sistemit të monitorimit të ujrave në Shqipëri. Vlerësimi i gjendjes dhe identifikimi i nevojave në këndvështrimin e Direktivave të BE” (Janar 2015-Dhjetor 2016)-Financuar nga AKTI në
Vlerësimi i impaktit të veprimtarive ekonomike në cilësinë e ujrave të lumit Erzen
Projekti: “Vlerësimi i impaktit të veprimtarive ekonomike në cilësinë e ujrave të lumit Erzen” (Shtator 2013-Maj 2014)-Finacuar nga CEI/KEP Austria Development Coordination, dhe realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Ujit,
Zgjidhni universitetin tonë për një edukim të cilësisë së lartë, mundësi praktike dhe mbështetje të plotë në zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
© 2025 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara – Designed and Developed by INSTANT.AL