Njoftim – Zhvillohet seanca informuese virtuale në lidhje me Programet Fulbright dhe Humphrey


Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.

Nesër, më datë 13 qershor, ora 16:00, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun do të organizojë një seancë informative virtuale në lidhje me Programet Fulbright dhe Humphrey.

Të interesuarit mund të registrohen nëpërmjet këtij linku https://bit.ly/3Nh5XHH ose klikoni drejtpër drejt në Google Meet link meet.google.com/qxr-okbx-rvn .

1. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIUES Fulbright Visiting Scholar Program 2024 – 2025 – U.S. Embassy in Albania (usembassy.gov) është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT: Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit.

2. PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER https://al.usembassy.gov/fulbright-student-program-2024-2025/ është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

FUSHAT E STUDIMIT:

I. Bursat Fulbright të financuara nga Departamenti i Shtetit, — janë të hapura për të gjitha fushat e studimit

II. Bursat Fulbright me financim nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë – janë të hapura për keto fusha

· STEM (Shkenca, Teknologji, Fizikë, Matematikë)

· Bujqësi dhe Shkenca Jetësore (Bujqësi e qëndrueshme dhe menaxhim i burimeve; Menaxhimi i Sistemeve Bujqësore; Edukim Bujqësor; Menaxhimi i Agrobiznesit; Ekonomia Bujqësore; Inxhinieri Bujqësore dhe Biologjike; Ushqyerja e Kafshëve; Biokimi, Biologji Molekulare, Entomologji dhe Patologji Bimore)

· Shkencat e Kafshëve të Egra dhe Peshkimit (Konservimi dhe biologjia e kafshëve të egra; Biologjia e Peshkimit dhe Ruajtja e Jetës së Egër)

· Shkenca Pyjore (Shkenca Mjedisore dhe Pylltari, Inxhinieri Pyjore, Shkenca e Drurit)

· Turizmi (Menaxhimi i Turizmit; Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit; Turizmi i Trashëgimisë dhe Konservimi)

· Shkenca e Inxhinierisë së Mjedisit (Inxhinieria e Burimeve Mjedisore, Inxhinieria Ekologjike, Menaxhimi i Mjedisit, Inxhinieria e Burimeve Mjedisore

· Inxhinieri (Inxhinieri Minierash dhe Gjeologjike, Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Bioprocesimi, Menaxhimi i Inxhinierisë së Qëndrueshme)

· Bio – Kimi (Biokimi, Kimi Mjedisore, Kimi Organike e Produkteve Natyrore, Biologji Mjedisore, Ekologji Kimike, Bioteknologji Mjedisore, Shkenca bimore

Written by