Qendra Gj. Huaja

Zhvillimi në Qendrën e Gjuhëve të Huaja ndër vite

Qendra e Gjuhëve të Huaja / ish Departamenti i Gjuhëve të Huaja u krijua mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.824, datë 5.12.2007.

Arritja e standardeve në arsimin e lartë konsiderohet sot si pjesë përbërëse e politikave që synojnë sigurimin e cilësisë së diplomave të UPT në nivelet Bachelor, Master. Qendra e Gjuhëve të Huaja në Universitetin Politeknik synon të përcaktojë arritjen e standardeve europiane duke u mbështetur në programin e kornizës së gjuhëve të Këshillit të Europës si dhe ndërtimin e kurrikulave të gjuhëve bazë të referuesit për gjuhët në 2001.

Qendra e Gjuhëve të Huaja duke pasur parasysh zhvillimet europiane, si edhe të arsimit të lartë shqiptar, kërkesat e nevojat në rritje të studentëve për nivele më të larta në gjuhët e huaja është përpjekur që t’u përgjigjet këtyre zhvillimeve, e kërkesave konkrete për nivelet e gjuhës, në ciklet e parë, të dytë e të tretë të studimit universitar e pasuniversitar.

Njëherazi, synohet të standardizohen programet e mësimdhënies në Fakultete e Degë të ndryshme Inxhinierike për të synuar një optimizim të krediteve, shtrirje kohore të programit për të realizuar objektivat e duhra në fushën e gjuhësisë. Përparësi kanë Metodat Komunikative, efikase dhe bashkëkohore në fushën e mësimdhënies, por edhe një bazë laboratorike e kompjuterizuar, krijimi I një sitografie, metodologjia e kërkimit dhe shfletimit të fjalorëve terminologjikë etj. Në nxitje të edukimit professional, shumëgjuhësor të studentëve duke nxitur interesin e tyre për lëndën e Gjuhës së Huaj.

Disa nga fushat më të rëndësishme që mbulon dhe që ështe specialuzar  stafi akademik I Qendrës së Gjuhëve të Huaja janë si më poshtë:

  • Gjuhësi e aplikuar
  • Gjuhëse përqasëse dhe Metodike në gjuhët e huaja
  • Terminologjia dhe vecoritë e ekuivalentimit të termave
  • Komunikimi dhe përkthimi në gjuhët e huaja
  • Standardet, zhvillimi dhe Korniza Europiane e Gjuhëve të Huaja