Rreth Dep.Kimisë

Departamenti i Kimisë është krijuar si departament ndërfakultetor pranë UPT, me shkëputjen e këtij të fundit nga Universiteti i Tiranës dhe krijimin e tij si universitet më vehte.  Me krijimin e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në vitin 2007, Departamenti i Kimisë u bë pjesë e këtij Fakulteti. Gjatë gjithë kohës të veprimtarisë të tij, Departamenti i Kimisë ka mbuluar zhvillimin e lëndës së Kimisë, si lëndë e formimit të përgjthshëm në fakultetet e UPT-së.  Duke iu përshtatur programeve të veçanta të studimit, DK ka patur gjithnjë si objektiv të punës së tij përgatitjen e studentëve me njohuri të qendrueshme teorike dhe shprehi të duhura të praktikës në fushën e kimisë.

Aktualisht numri i personelit akademik me kohë të plotë në Departamentin e Kimisë është 9, të gjithë me tituj dhe grada shkencore.

 

Grada, titulli Numri
Profesor i asociuar 5
Doktor 4
Laborant 1
Totali 10